Në UBT mbahet punëtoria “4×10” në kuadër të Javës së Artit dhe Dizajnit

26/04/2024

Studentët e Artit dhe Dizajnit, së bashku me nxënësit e Gjimnazit UBT, morën pjesë në punëtorinë “4×10”, e cila u udhëhoq nga Profesoresha Laura Ymeri.

Kjo punëtori si pjesë e Javës së Artit dhe Dizajnit dha një platformë të veçantë për të eksploruar, zhvilluar dhe shfaqur talentin e studentëve dhe nxënësve.

Një rast unik për ta ndarë njohuritë dhe përvojat e tyre, duke krijuar lidhje të reja dhe duke zgjeruar horizontin e tyre profesional dhe krijues.