Ish-studenti i UBT-së, Durim Klaiqi zhvilloi një ligjëratë tematike në kuadër të Javës së Artit dhe Dizajnit në UBT

25/04/2024

Ish-studenti i Dizajnit të Integruar në UBT, Durim Klaiqi, mbajti një ligjëratë në kuadër të Javës së Artit dhe Dizajnit. Ligjërata u fokusua në temën e inteligjencës artificiale dhe shërbeu si një udhërrëfyes për të përkrahur kuptimin dhe strukturimin e degëzimeve të saj.

Në këtë prezantim të veçantë, u eksploruan konceptet dhe termat kryesore të inteligjencës artificiale, duke filluar nga njohja e pikave thelbësore deri te aplikimet e saj më të fundit. Një pjesë e rëndësishme e ligjëratës u përqendrua në modelin e shpërbërjes “Stable Diffusion” si një shembull për analizimin e shkencës që mundëson sintetizimin e imazheve.

Gjithashtu, u paraqiten veglat e reja si “Automatic1111”, që do të përdoren për të krijuar dhe shpjeguar shembuj konkrete në kontekstin e inteligjencës artificiale.

Në një tjetër segment, ligjërata trajtoi rreziqet dhe shqetësimet që shoqërojnë këtë teknologji, duke theksuar rëndësinë e adresimit të problemeve kryesore dhe marrjes së masave parandaluese.