Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi diskutoi me studentët e UBT-së rreth sfidave dhe mundësive të zhvillimit të qëndrueshëm lokal
25/04/2024Për të folur rreth sfidave dhe mundësive të zhvillimit të qëndrueshëm lokal në Republikën e Kosovës, në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, në Lipjan, ishte Ministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.
Në aktivitetin e organizuar nga Fakulteti Shkenca Politike në UBT, në panelin e diskutimit ishte edhe Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi.
Ministri Elbert Krasniqi ndau përvojën e tij në Ministri me studentët e Shkencave Politike, teksa tha se ka ndryshuar qasjen në hartimin e politikave, dhe se kanë filluar reformën e munguar.
“Ne kemi ndryshuar qasjen në hartimin e politikave, kemi filluar reformën e munguar, kemi ngritur mbështetjen financiare dhe kemi krijuar programe të reja. Për secilin student i cili ka pasion pjesëmarrjen aktive në jetën politike, duhet ta kenë parasysh se niveli lokal është dera e parë e secilit qytetarë”, tha Krasniqi.