Profesoreshat e Gjuhës Angleze në UBT po qëndrojnë si pjesë e shkëmbimit të stafit në Universitetin Linnaeus në Suedi

18/04/2024

Dekania e Fakultetit të Gjuhës Angleze në UBT, Prof. Alma Lama, së bashku me Prof. Eglantina Bilalli, kanë nisur një udhëtim të jashtëzakonshëm si pjesë e një programi të shkëmbimit të stafit midis UBT-së dhe Universitetit Linnaeus në Suedi!

Si profesoresha dhe studiuese, ato po fillojnë këtë mundësi për të bashkëpunuar me kolegët e Linnaeus, për të ndarë njohuritë dhe për t’u thelluar në punën e një komuniteti të mirfilltë akademik në Universitetin Linnaeus.

Gjatë kohës që janë në Suedi, ato, do të eksplorojnë metoda inovatore të mësimdhënies, duke punuar me hulumtime në fushën e tyre të studimit dhe duke nxitur lidhje ndërkulturore që do të pasurojnë rritje profesionale dhe personale.

Le t’a përqafojmë frymën e të mësuarit global së bashku!

Eja në UBT, aty ku mundësitë nuk kanë fund!