Ligjëratë tematike për të shënuar muajin për ndërgjegjësimin e spektrit të autizmit

17/04/2024

Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për autizmin, Fakulteti i Psikologjisë në UBT organizoi një ligjëratë tematike me Fatime Sahiti – Bekteshi, specializante e psikologjisë klinike, njëkohësisht udhëheqëse e Klinikes Emos.

Duke u mbështetur në rastet e saj klinike, Fatime Sahiti – Bekteshi solli për studentët përvojën e saj mbi 10 vjeçare në trajtimin e fëmijëve me çrregullime të spektrit të autizmit.

Ajo ndër të tjera, së bashku me dekanen e Fakultetit të Psikologjisë, Prof. Denis Celcima dhe Prof. Violeta Zefi, diskutuan për se afërmi më studentët për çrregullimet e spektrit të autizmit, rëndësinë e ndërhyrjes se hershme të fëmijët e diagnostikuar, si dhe teknikat bashkëkohorë të trajtimit.