Prona Intelektuale në fokus: Debat në UBT me ekspertizën e Fakultetit Juridik dhe Agjencisë për Pronësi Industriale

16/04/2024

Në UBT u organizua debat mbi temën: “Të kuptojmë rëndësinë e Pronësisë Intelektuale (IP) në promovimin e inovacionit dhe kreativitetit, dhe të eksplorojmë lloje të ndryshme të IP-së dhe rëndësinë e tyre”.

Në panelin e diskutimit morën pjesë: Dekani i Fakultetit Juridik, Ahmet Maloku, Isa Dukaj nga Agjencia për Pronësi Industriale dhe Sadie Topojani nga Dogana e Kosovës.

Prezantimi i tyre ndihmoi në sjelljen e një vështrimi të gjerë mbi çështjet e IP-së, duke ndihmuar të pranishmit të kuptojnë rëndësinë dhe ndikimin e saj në inovacion dhe kreativitet.

Diskutimi u shoqërua me shkëmbimin e pikëpamjeve dhe ideve nga audienca, duke e bërë këtë ngjarje edukative dhe frymëzuese për të gjithë pjesëmarrësit.

Kjo ngjarje u organizua nga Fakulteti Juridik në UBT dhe Agjencia për Pronësi Industriale.