Studentët e nivelit Master mbarojnë suksesshëm provimin shtetëror të Noterisë
04/04/2024Studentët e nivelit Master në UBT, Urtina Preniqi, Gentiana Morina dhe Agon Hyseni, të programit E Drejta Civile dhe e Pronës, kanë përfunduar me sukses provimin shtetëror të noterisë.
Ky sukses i shquar është pasqyrë e angazhimit të thellë të studentëve tanë në përgatitjen e tyre për sfidat akademike dhe profesionale. Ky sukses gjithashtu dëshmon përkushtimin dhe mbështetjen e këtij fakulteti për të inkurajuar dhe ndihmuar studentët tanë në ecjen e tyre drejt suksesit.
E Drejta Civile dhe Pronës është program në të cilin studentët mund të gjejnë njohuri profesionale dhe të përgjithshme teorike të së drejtës civile si prona, problemet evropiane dhe globale të tregtisë, si dhe të drejtat e njeriut.
Ky program është i përshtatshëm për studentët për faktin e zhvillimit të marrëdhënieve juridike ndërmjet qytetarëve dhe subjekteve private, të përfshira në çështje shumë të rëndësishme për avokatët e angazhuar.