Në UBT u mbajt punëtoria për integrimi i zhvillimit të turizmit me përvojat në Greqi

03/04/2024

Në një ditë pranverore, UBT u transformua në një qendër të frymëzimit dhe debatit për të ardhmen e turizmit në Greqi dhe Kosovë!

Studentët dhe profesorët realizuan një debat frymëzues rreth fushës së turizmit me Ambasadoren e Greqisë në Kosovë, Heleni Vakali, e cila theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve për të siguruar një të ardhme më të ndritur për aktivitetet në fushën e arsimit dhe kulturës.

Profesorët u bënë udhëheqës të diskutimeve intelektuale duke integruar përvojën greke në kontekstin e zhvillimit ekonomik dhe turizmit në Kosovë dhe Greqi. Diskutimet u përqendruan në progresin e qëndrueshëm ekonomik të Kosovës dhe kontributin e turizmit në rritjen e GDP-së.

Anastasios Panopoulos dhe Sophia Delipalla analizuan me kujdes potencialet e rrëfimit dhe aspektet ekonomike të turizmit. Ata paraqitën një perspektivë të re dhe prezantuan hapa inovativ për zhvillimin e këtij sektori në dy vendet.

Me një fokus të qëndrueshëm dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm, turizmi në Greqi dhe Kosovë ka potencialin për të ecë përpara duke përfituar nga rrëfimi dhe zhvillimi ekonomik i lidhur me këtë sektor.

Punëtoria rret turizmit në UBT shënoi një hap pozitiv drejt këtij drejtimi dhe përshkroi një vizion të ndritur për të ardhmen e turizmit në këto dy vende.