Ish-studenti i Arkitekturës në UBT, Rilind Sadiku po punon si inxhinier në kompaninë AHW Ingenieure në Gjermani

19/03/2024

Rilindi, ish-student i Arkitekturës në UBT, tash e një kohë është duke punuar si inxhinier në departamentin për inovacion në kompaninë AHW Ingenieure në Gjermani, si dhe si profesor vizitor në Dessau.

Ai nga UBT ka shkuar në Dessau për të përfunduar një semestër të nivelit master programin e Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor. Dhe më pas është punësuar atje, nga ku përveç punës merret edhe me sport dhe është regjistruar në ekipin Blackhawks për Flag Football.

Përgjatë studimeve, Rilindi së bashku me kolegë të tjerë është marr me një sërë aktivitetesh të organizuara nga #UBT, si forume, projekte, punëtori, aktivizëm e Eurotrip. Një nga projektet e tij në master, me iniciativë të profesorit Arber Sadiki, për zhvillimin e një biblioteke të vogël për Komunën e Prishtinës është përzgjedhur dhe është duke u realizuar. Ai ka arritur që nga udhëtimi akademik të përfitojë edhe eksperiencën ndërkombëtare, të njoh kultura të tjera dhe të krijojë shoqëri të reja.