Rektori i UBT-së diskuton për zhvillimin urban me kryetarin e Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci

13/03/2024

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, së bashku me prorektorin Binak Beqaj dhe drejtorin e Institutit për Studime Urbane, Shqiprim Ahmeti, kanë qëndruar në Shkodër për një takim të rëndësishëm me kryetarin e Bashkisë, Benet Beci.

Në këtë takim, Rektori Hajrizi dhe Kryetari Beci kanë diskutuar rreth projektimeve në fushën e zhvillimit lokal të mençur dhe të qëndrueshëm.

Diskutimet u fokusuan në iniciativat që mund të ndikojnë në përmirësimin e cilësisë së jetës urbane, përfshirë planifikimin urban, infrastrukturën dhe sigurinë.

Ky takim u shënua si një hap i rëndësishëm drejt bashkëpunimit për të arritur qëllimet e përbashkëta në avancimin e qëndrueshmërisë në komunitetin lokal.