Sesionet Multidisciplinare në UBT, Gjeopolitika e Kosovës si pikënisje e serisë së ligjërimeve në kuadër të Institutit të Ballkanologjisë

13/03/2024

Instituti i Ballkanologjisë në kuadër të Fakultetit të Shkencave Politike në UBT, sjell një ngjarje të veçantë për të gjithë ata që janë të gatshëm të ndërmarrin një udhëtim intelektual në historinë dhe politikën e Kosovës.

Në sesionin e parë do të jetë pjesëmarrës Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, dhe do të ligjërojë rreth temës: “Germany and Kosovo – a special relationship on the path of Kosovo’s integration into Euro-Atlantic structures”.

Instituti ka planifikuar ligjëratat e tjera për tema të ndryshme, duke ofruar emra të rëndësishëm nga fushat e shkencës, diplomacisë, politikës dhe publicistikës.