UBT uron 8 Marsin – Ditën Ndërkombëtare të Gruas

08/03/2024

Dita e 8 Marsit, e njohur edhe si Dita Ndërkombëtare e Gruas, është një moment i veçantë për të nderuar kontributin e madh të grave në shoqëri.

Gratë kanë luajtur rol kryesor në zhvillimin e shoqërisë në tërësi.

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi me rastin e 8 marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas, ka vlerësuar se gratë kanë arritur të fitojnë vendet më të larta në shoqëri, falë angazhimit të gjithsecilit, por në veçanti falë pavarësimit dhe vendosmërisë së tyre.

“Është një ditë për të shënuar progresin, të gjitha arritjet dhe lirinë që gratë kanë arritur në shekujt e fundit. Është një ditë për të reflektuar mbi të drejtat e barabarta të gruas, dhe për të nderuar kontributin e tyre në shoqëri dhe në botë. Gratë tashmë kanë arritur të jenë në lartësinë e tyre dhe kanë arritur të fitojnë vendet më të larta në shoqëri, si në politikë, biznes, shkencë, art dhe kulturë, dhe në çdo sektor tjetër. Ky është një qëllim i madh që kemi arritur si shoqëri, dhe nuk mund të arrihej pa pavarësinë dhe vendosmërinë e vet grave. Ato janë pjesë e fuqishme e shoqërisë dhe duhet të jenë të ndjekura për frymëzim dhe influencim”, ka thënë rektori Hajrizi.

UBT tashmë e ka bërë traditë mbështetjen, fuqizimin dhe trajtimin e barabartë të grave në shoqëri, duke i kushtuar rëndësi të madhe angazhimit të gruas në institucion dhe si rezultat i këtij përkushtimi, UBT sot fatmirësisht rezulton të jetë institucioni i parë me numrin më të madh të grave të punësuara në rajon, dhe atë, të gjitha në pozita udhëheqëse dhe koordinuese.