U prezantuan gjetjet e projektit: “Menaxhimi i Integruar i Burimeve Ujore në pellgun e lumit Ibër”

08/03/2024

Në UBT u prezantuan të dhënat, gjetjet dhe rekomandimet e tyre nga projekti: “Menaxhimi i Integruar i Burimeve Ujore në pellgun e lumit Ibër”. Kjo iniciativë u realizua në kuadër të skemës së Grantit nga Programi për Menaxhimin e Integruar të Resurseve Ujore në Kosovë, njohur si MIRU-K.

Ekspertët dhe profesorët e pranishëm në punëtori u pajtuan se çështja e mbrojtjes së burimeve ujore duhet të trajtohet në nivele të ndryshme, fillimisht duke bërë investime dhe projekte për mbrojtjen e tyre. Ata theksuan nevojën për zbatim të ligjit, forcim të kapaciteteve inspektuese, si dhe bashkëpunim dhe koordinim të vazhdueshëm për zhvillimin e projekteve për mbrojtjen e ujërave.

Në këtë aktivitet u tha se duhet të merren hapa konkrete për të përmirësuar gjendjen aktuale të menaxhimit të burimeve ujore. Po ashtu, është e rëndësishme të krijohet një departament i veçantë në nivelin komunal për të zbatuar aktivitete të rëndësishme për menaxhimin e ujërave.