UBT uron 7 Marsin – Ditën e Mësuesit

07/03/2024

Mësuesit janë fryma e suksesit të nxënësve dhe të rinjve në rrugën e tyre të dijes dhe zhvillimit personal.

Kjo është një ditë ku përkujtohet dhe vlerësohet roli i rëndësishëm që mësuesit luajnë në formimin e brezave të ardhshëm dhe kontributi i tyre në zhvillimin e një mjedisi të frytshëm arsimor dhe edukativ.

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi i ka uruar të gjithë mësimdhënësit për 7 marsin – Ditën e Mësuesit. Duke kujtuar dhe vlerësuar përpjekjet dhe përkushtimin e tyre ai ka potencuar se mësuesit luajnë një rol të rëndësishëm në edukimin dhe arsimimin e brezave të rinj të vendit tonë.

“7 Marsi është një ditë shumë e veçantë për shqiptarët, dhe për të gjithë shoqërinë tonë padallim. Themelet e mësimdhënies në shqip u vendosen po më këtë datë, më 1887, në qytetin historik të Korçës. Sot, 136 vite pas, jemi shumë krenar dhe të lumtur me mësuesit tanë që gjatë gjithë historisë e kanë dëshmuar se janë aty për të edukuar fëmijët tanë dhe të rinjtë tanë, dhe për t’u dhënë atyre mësimet më të mira”, ka thënë rektori Hajrizi.

Mirënjohje gjithsecilit mësues