“Sërish vjen marsi” – UBT bën homazhe në Prekaz

07/03/2024

Në Prekazin heroik, në Kullën e Familjes Jashari, qëndroi një delegacion nga UBT, për të nderuar, respektuar dhe kujtuar në datat historike të Epopesë së UÇK-së, Komandantin legjendar, Adem Jashari dhe tërë familjen e tij.

Në këto data historike, ku e gjithë Kosova, e të gjithë shqiptarët janë në Prekaz, delegacioni i udhëhequr nga Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, u mirëprit edhe nga Rifat Jashari dhe Bekim Jashari.

“Sërish vjen marsi” shënon një përkujtim të paharruar dhe një angazhim të vazhdueshëm për të ndihmuar në mbrojtjen dhe promovimin e vlerave të lirisë dhe krenarisë kombëtare, duke ruajtur dhe përhapur urtësinë dhe guximin e tyre në kujtimet tona.

Lavdi Familjes Jashari!