Vizita e delegacionit nga Austria në UBT: Nisma dhe diskutime për inovacionin në turizëm dhe menaxhim hotelierie

16/02/2024

Në UBT një moment i rëndësishëm u shënua me vizitën e një delegacioni nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara IMC Krems në Austri.

Delegacioni ishte i përbërë nga Kryetari i bordit mbikëqyrës në Universitetin e Shkencave të Aplikuara IMC Krems, njehërit themeluesi i IMC-së dhe HLF-së, Heinz Boyer, si dhe Drejtori Menaxhues në Universitetin e Shkencave të Aplikuara IMC Krems, njëherit Kryeshefi Ekzekutiv i këtij institucioni, Udo Brandle.

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi mirëpriti delegacionin nga Austria dhe me këtë rast së bashku me profesorë dhe studentë të UBT-së, zhvilluan një diskutim konstruktiv rreth sipërmarrjes, inovacionit dhe edukimit në turizëm dhe menaxhim hotelierie.

Në këtë bashkëbisedim u theksua rëndësia e përmirësimit të sektorit të turizmit dhe menaxhimit të hotelierisë përmes inovacionit dhe zhvillimit të aftësive të studentëve në këto fusha.

Rektori Hajrizi potencoi faktin se UBT është duke u angazhuar në përmirësimin e kushteve infrastrukturore dhe krijimin e një strategjie për shkolla profesionale në këtë drejtim.