Prezantohet projekti “Shape” në UBT: Ndërtimi i rrjetit universitar për portin në Ballkanin Perëndimor dhe promovimi i shëndetit
16/02/2024Në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, në Lipjan, u prezantua projekti “Shape – Sport, health and the people”.
Në këtë ngjarje morën pjesë personalitete të shquara nga institucione publike dhe private, brenda dhe jashtë Kosovës.
Në këtë ngjarje ishin: Presidenti i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, nga Zyra e Unionit Evropian në Kosovë, Lucia Parducci, nga Ambasada e Italisë, Antonello De Riu, nga Ambasada e Austrisë, Mag. Georg Schnetzer, nga Ambasada e Shqipërisë, Pranvera Teli Dibra, nga Komiteti Olimpik i Kosovës, Ismet Krasniqi, nga Zyra e Erasmus në Kosovë, Mimika Dobroshi dhe profesori italian, Paolo Parisi.
Kjo platformë ishte e rëndësishme për shkëmbimin e ideve dhe përforcimin e lidhjeve ndërmjet sektorit të arsimit, institucioneve qeveritare dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, me synimin e përbashkët të përmirësimit të shëndetit dhe kualitetit të jetës nëpërmjet sportit dhe aktiviteteve të tjera shëndetësore.
Projekti “Shape – Sport, health and the people” synon të ndërtojë një rrjet universitar për sportin në Ballkanin Perëndimor dhe të hartojë veprime të përbashkëta, në përputhje me kontekstin evropian dhe rekomandimet e BE-së, për të promovuar një mënyrë jetese aktive dhe për të kontribuar në jetën e komunitetit dhe zhvillimin e qëndrueshëm në rajon.
Për këtë qëllim, projekti synon të trajnojë profesionistë sportivë të kualifikuar në fusha specifike sportive që zbatohen për nevoja të ndryshme, dhe të promovojë shëndetin personal, si dhe vlerat e përbashkëta si përfshirja, barazia, siguria ose ndërgjegjësimi mjedisor.