Në UBT u zhvillua një diskutim i hapur rreth rolit të grave japoneze përgjatë historisë, me pjesëmarrjen e Dr. Akemi Mizuuchi

14/02/2024

UBT në bashkëpunim me Asociacionin e Miqësisë Kosovaro-Japoneze, organizoi një diskutim të hapur rreth temës: “Roli i grave japoneze përgjatë historisë nga antikiteti deri në ditët e sotme”.

Në këtë ngjarje morën pjesë Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, Luljeta Arifi nga Asociacioni i Miqësisë Kosovaro-Japoneze, si dhe Dr. Akemi Mizuuchi, bashkëshortja e ambasadorit japonez në Kosovë dhe Vjenë.

Prezantimi i Dr. Akemi Mizuuchi rreth temës “Roli i grave japoneze përgjatë historisë nga antikiteti deri në ditët e sotme”, ishte një mundësi e mirë për të pasuruar kuptimin dhe vlerësimin për kontributet e shumta të grave japoneze gjatë kohërave të ndryshme dhe zhvillimit të shoqërisë japoneze.

Ky diskutim ofroi një mundësi të vlefshme për reflektim dhe shkëmbim mendimesh rreth rolit të rëndësishëm të grave japoneze në formimin e historisë së tyre unike dhe të ndikimit të tyre në shoqërinë japoneze dhe botërore.