Rektori Hajrizi takohet me Kryetarin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi

12/02/2024

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, i shoqëruar nga dekani i Fakultetit Shkenca të Sportit dhe të Lëvizjes, Agron Thaqi, është takuar me kryetarin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, si dhe me Fitim Arifi dhe Diellza Kelmendi nga Akademia Olimpike.

Në kuadër të këtij takimi, Rektori Hajrizi dhe Kryetari Krasniqi kanë diskutuar për një sërë çështjesh që ndërlidhen me sportin, shëndetit, aktivitetet e të dy institucioneve, konferencat rreth fushës sportive, si dhe rreth mundësisë së bashkëpunimit institucional.

Në këtë takim u ritheksua nevoja për të punuar dhe angazhuar më shumë për të ngritur vetëdijen rreth edukimit sportiv, shëndetit dhe aktivitetit fizik.

UBT përmes programit në nivelin bachelor Shkenca të Sportit dhe të Lëvizjes dhe në nivelin master Shëndeti dhe Aktiviteti Fizik, synon të formojë profesionistë shumë të kualifikuar të sportit në gjendje të plotësojnë nevojat në rritje të tregut të punës në një perspektivë evropiane.