Transfero studimet në programin Farmaci

06/02/2024

Gërshetim i pjesës teorike me atë praktike, duke u mundësuar studentëve të përfitojnë dhe përforcojnë njohuritë e tyre sipas një kurrikule të bazuar në modelet më të mira të institucioneve arsimore në Evropë dhe Amerikë.

Studentët pas përfundimit të studimeve do të mund të angazhohen në etikën e profesionalizmit dhe në veçanti në kujdesin dhe respektin për pacientin dhe do të jenë në gjendje të marrin vendime profesionale në interesin më të mirë të pacientit.

UBT u ofron studentëve një infrastrukturë moderne, të pajisur me teknologjitë më të fundit, si dhe Poliklinikën më të madhe në vend me dhjetëra laboratorë.

Për më shumë informacione vizitoni faqen zyrtare, ose na kontaktoni në numrin e telefonit: +383 38 541 400.