Transfero studimet në programin Shkenca të Sportit dhe të Lëvizjes në UBT
06/02/2024Programi synon përgatitjen e profesionistëve të rinj të aftë për t’iu përgjigjur nevojave sociale në fusha të ndryshme të teknologjisë, zhvillimit socio-ekonomik, studimeve njerëzore dhe shëndetësore, mjekësisë dhe parandalimit.
Studentët do të jenë të gatshëm të kuptojnë karakteristikat bio-psiko-sociale të grupeve të ndryshme të njerëzve, të kenë njohuri për aspektet shëndetësore të aktivitetit fizik dhe sportit, për aspektet fiziologjike të sportit, si dhe për aspektet bazë biomekanike të sportit.
Për të transferuar studimet në UBT, ju duhet të bëni kërkesën për transferimin e studimeve, të sillni certifikatën e lindjes dhe transkriptin e notave me numrin e kredive – ECTS.
Për më shumë informacione vizitoni faqen zyrtare, ose na kontaktoni në numrin e telefonit: +383 38 541 400.