Studentët e Shkencave të Ushqimit me specializim Nutricion në UBT shfaqën produkte ushqimore me vlera ushqyese në një mini panair në kampus

30/01/2024

Prezantimi i produkteve ushqimore në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së ishte një sukses i shkëlqyeshëm, ku studentët e nivelit master nga programi Shkenca të Ushqimit dhe Nutricionit prezantuan krijimet e tyre ushqimore.

Në mini panairin e organizuar në kuadër të lëndës “Aditivet dhe Suplementet në Ushqim”, Prof. Ibrahim Memeti udhëhoqi një sesion informues.

Pjesa më e rëndësishme e panairit ishte përqendrimi te ushqimet dhe suplementet, ku prezantimet e studentëve ndihmuan në përmbledhjen e informacioneve mbi efektet pozitive dhe mënyrën e aplikimit të këtyre produkteve.

Në këtë ngjarje, pjesëmarrja e kompanive mbështetëse shtoi një dimension të veçantë, duke dhënë një hov të ri për përdorimin dhe përkrahjen e produkteve.

Ky bashkëpunim pozitiv ndihmoi në promovimin e diversitetit ushqimor dhe në krijimin e një platforme të rëndësishme për shkëmbimin e njohurive në fushën e ushqimit dhe nutricionit brenda komunitetit universitar.