Në UBT hapet laboratori më i madh i Inteligjencës Artificiale
17/01/2024Përmes Qendrës Inovative në UBT Dukagjini është hapur Laboratori më i madh i Inteligjencës Artificiale, ku UBT ka investuar në 2 SUPER kompjuterë që shërbejnë për testimet në fushën e Inteligjencës Artificiale dhe ata do të përdoren nga studentët, stafi dhe industria për testimin e modeleve, algoritmeve dhe manipulimin me BiG Data.
Industritë amerikane kanë shprehur interesim në bashkëpunimin mes stafit, studentëve që të bashkëpunojnë në projekte inovative në fushën e AI.
Në kuadër të takimit mes stafit dhe studentëve të UBT-së dhe përfaqësuesve të kompanisë amerikane XpotentL Data, Tom Johnstone, Matt Arellano dhe Drilon Jaha, janë prezantuar disa projekte që janë realizuar në kuadër të temave të diplomës në nivelet bachelor, master dhe doktoratë.
Kompania që vizitoi Laboratorin e Inteligjencës Artificiale pati shansin të shikojë projektet që studentët kanë bërë dhe u impresionuan me punën e tyre dhe në të njëjtën kohë u bindën se në UBT ka potencial për bashkëpunim në marrjen e kuadrove të reja, testimin e produkteve të tyre në laboratorët e UBT-së.