Vazhdon verifikimi i UBT-së për certifikime ndërkombëtare për TOEFL në ETS nga Certified Test Administrator Services (CTAS), për gjuhën angleze

05/01/2024

UBT ka përmbushur me sukses të gjitha kërkesat e certifikimit për ofrimin e testeve të bazuara në internet për TOEFL në ETS nga Certified Test Administrator Services (CTAS), për gjuhën angleze, duke u ofruar të rinjve mundësinë për certifikim ndërkombëtar.

Kjo është një mundësi e shkëlqyeshme për të gjithë të interesuarit të cilët dëshirojnë të punojnë, studiojnë apo zhvillojnë projekte të rëndësishme brenda dhe jashtë Kosovës.