UBT kompleton Poliklinikën Stomatologjike me sallën kirurgjike – nga janari ofron shërbime të reja specialistike
31/12/2023Sot, në fundvit Poliklinika Stomatologjike e UBT-së u kompletua me sallën kirurgjike, e cila nga janari do të jetë e gatshme të ofrojë shërbime specialistike nga lëmia e Kirurgjisë Orale.
Kjo sallë kirurgjike do të ofrojë këto shërbime:
- Implante dentare;
- Apikotomi Cistektomi;
- Zhermektomi Impakcionet;
- Frenektomi dhe
- Estetike raciale.
Të gjitha këto shërbime do të realizohen nga profesorët dhe asistentët/specialistët e Kirurgjisë Orale!