UBT shpërndan dhurata për fëmijët e komunitetit rom në Gadime të Lipjanit

31/12/2023

Në këtë periudhë festash, UBT ka ndërmarrë një nismë të veçantë për të sjellë gëzim dhe ngrohtësi në zemrat e fëmijëve të komunitetit rom në Gadime të Lipjanit.

Këto dhurata u ndanë në prag të festave të fundvitit, me qëllim që këta fëmijë të kenë vazhdimisht përkrahje dhe mbështetje nga shoqëria.

Shpërndarjen e dhuratave e kanë bërë përfaqësues të UBT-së, në krye me drejtoreshën e Parkut Shkencor Inovativ të UBT-së në Lipjan, Lirigzona Morina.