UBT ngushëllon familjet dhe rektoratin e Universitetit “Charles” në Pragë pas sulmit masiv

22/12/2023

UBT ngushëllon familjet dhe rektoratin e Universitetit “Charles”, në Pragë të Çekisë, ku mbetën të vrarë 15 persona dhe disa të tjerë të lënduar nga të shtënat masive.

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi në telegramin e ngushëllimit ka thënë se duhet të përqendrohemi në fuqinë e arsimit dhe edukimit si mjete për ndërtimin e një shoqërie më të fortë dhe të bashkuar.

“Njoftimi tragjik që erdhi dje nga Praga, ku humbën jetën 15 persona nga një sulm masiv në Universitetin “Charles”, na bën të ndjejmë dhimbje të thella dhe të reflektojmë mbi unitetin tonë si shoqëri në këto momente të vështira. Ndajmë ngushëllimet tona më të sinqerta dhe shprehim solidaritetin tonë me të gjithë popullin çek dhe ata të prekur nga ky akt i tmerrshëm”, ka thënë Rektori Hajrizi.