Në UBT u prezantua projekti “Evidentimi, ruajtja, përmirësimi dhe përdorimi i resurseve gjenetike autoktone të bimëve të rajonit të Korçës”

21/12/2023

Në UBT qëndroi për vizitë një delegacion nga Universiteti “Fan S. Noli” në Korçë, me ç’rast për studentët ata prezantuan një projekt të përbashkët me UBT-në rreth temës: “Evidentimi, ruajtja, përmirësimi dhe përdorimi i resurseve gjenetike autoktone të bimëve të rajonit të Korçës”.

Ngjarjen e organizuar e hapi dekani i Fakultetit Shkenca të Ushqimit dhe Bioteknologji në UBT, Fidan Feka, i cili falënderoi të pranishmit dhe studentët, si dhe theksoi nevojën e krijimit të projekteve të tilla edhe për në Kosovë.

Përfaqësuesit nga Universiteti “Fan S. Noli” në Korçë, Prof. Dr. Adrian Maho dhe Prof. Dr. Gjergj Mero, kanë prezantuar projektin në detaje. Ata kanë ndarë një analizë të thelluar rreth temës së resurseve gjenetike autoktone të bimëve në rajonin e Korçës, duke sjellë në pah rëndësinë e tyre për mjedisin dhe kulturën lokale.