Përfundon suksesshëm “Kampi Digjital”
18/12/2023Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve përmes Agjencisë së Punësimit e Republikës së Kosovës (APRK) me përkrahje të Qeverisë Gjermane përmes GIZ Kosova, ka organizuar trajnime në formatin e kampit digjital (Digital Bootcamp), të cilat janë ofruar nga Kolegji UBT.
Nga këto trajnime kanë përfituar rreth 40 të rinjtë (18-29 vjeç) nga mbarë Kosova të cilët për 5 ditë kanë punuan në mënyrë intensive që të rrisin aftësitë e tyre në fushën e Marketingut Digjital (Digital Marketing), Grafik dizajnit (Graphic Design), E-komerc (E-commerce), Web dizajn (Webdesign), dhe kësisoj kanë rritur mundësitë e tyre të punësimit apo vetë-punësimit.
Gjatë këtyre pesë ditëve, kandidatët u trajnuan intensivisht, punuan në projekte të ndryshme dhe në ditën e fundit prezantuan punët e tyre. Prezantimet u vlerësuan nga përfaqësues të kompanive të njohura si ALT, Quantix, Edutask, Zeta, UBT dhe Asecco.
Në ditën e tretë ishin prezent edhe përfaqësuesit e Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës.
Një moment i rëndësishëm ishte kur kompania ALT, e përfaqësuar nga Luftar Braha, vendosi të blejë logon e ri dizajnuar nga Olta Komoni.
Në ngjarjen përmbyllëse ishte i pranishëm edhe rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, i cili theksoi angazhimin e universitetit në luftën kundër papunësisë dhe në ngritjen e kapaciteteve të të rinjve të Kosovës.
Po ashtu, Dr. Besnik Skenderi, Drejtori për Edukim dhe Zhvillim Profesional, foli për rëndësinë e mësimit gjatë gjithë jetës. Ngjarja përfshiu edhe pjesëmarrjen e Zëvendës Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Agon Dobruna, duke theksuar rëndësinë e kësaj iniciative.