Ndërron jetë studenti i UBT-së, Molos Delija

18/12/2023

Është ndarë nga jeta studenti i Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT, Molos Delija.

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi ka ngushëlluar familjen Delija, duke vlerësuar lartë personalitetin e Molosit, përkushtimin dhe seriozitetin e tij.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të studentit tonë, Molos Delija. Shembulli që Molos ka dhënë për shokët dhe kolegët e tij me përkushtimin që kishte për të studiuar dhe punuar tregon shumë për personalitetin e tij. Në emrin tim dhe të institucionit që drejtoj, ju shpreh ngushëllime të sinqerta gjithë familjes, shokëve dhe atyre që e njohën Molosin”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të rektorit Hajrizi, drejtuar familjes Delija.