Në UBT u mbajt punëtoria “Ngjyrosje dhe ekspozitë tradicionale japoneze”
11/12/2023Një ngjarje e veçantë dhe e pasur me përmbajtje artistike solli një pjesë të kulturës japoneze në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së në Lipjan.
Pjesëmarrja aktive e studentëve dhe entuziazmi i tyre për të njohur dhe eksploruar teknikat tradicionale japoneze të ngjyrosjes tregoi një interes të thellë për shkëmbimin kulturor dhe krijimtarinë.
Dekania e Fakultetit Dizajn i Integruar në UBT, Ariana Gjoni, përfaqësuesja e Asociacionit të Miqësisë Kosovaro-Japoneze, Luljeta Arifi, Ambasadori i Japonisë në Kosovë, Keisuke Yamanaka, dhe Ish-ambasadori i Kosovës në Japoni, Leon Malazogu, theksuan rëndësinë e kësaj ngjarjeje në shkëmbimin kulturor dhe krijimtarinë artistike.
Dizajnuesja e tekstilit dhe e punëtorisë për ngjyrosje tradicionale japoneze, Naoe Kawamura, ndau përvojën dhe njohuritë e saj me pjesëmarrësit.
Ata kishin rastin të mësonin dhe të praktikonin teknikat e ngjyrosjes japoneze, duke u ndjekur nga një ekspozitë që pasqyroi krijimet e tyre unike dhe të inspiruara nga kjo kulturë e pasur.