Profesorë të UBT-së zhvilluan një takim koordinues me përfaqësues të industrive dhe shoqatave të fushës së turizmit

07/12/2023

Stafi akademik nga programi Turizmi në UBT i përbërë nga Dr. Sc. Sali Krasniqi, Dr. Sc. Fatmire Shala Dreshaj dhe Dr. Sc. Kushtrim Dreshaj, zhvilloi një takim koordinues me industritë dhe shoqatat e Turizmit për të parë nga afër shqetësimet dhe kërkesat e tyre për ekspertët e diplomuar të fushës së turizmit.

Takimi u zhvillua me Presidentin e Hotel “Magra Austria” dhe kryetarin e Shoqatës së Promovimit të Turizmit Malor në Kosovë, Skender Thaqi, i cili mirëpriti nismën e UBT-së dhe shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar tutje.

Ai gjithashtu ofroi bashkëpunim për studentët e ardhshëm të programit Turizëm në UBT për punë praktike dhe hulumtime të përbashkëta gjatë studimeve.