Stafi i UBT-së prezantuan punime shkencore në Konferencën e II-të të Komitetit Nacional CIGRE Kosovë

01/12/2023

Në Konferencën e II-të të Komitetit Nacional CIGRE Kosovë, morën pjesë me punimet e tyre shkencore edhe profesorët dhe studentët e UBT-së.

Në këtë konferencë tre ditore janë prezantuar 51 punime shkencore të shpërndara në 15 komitete studiuese, prej të cilave tri komitete janë udhëhequr nga stafi i UBT-së: Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, Prof. Ass. Dr. Armend Ymeri, si dhe ligjërues Dr. Sc. Avni Alidemaj.

Gjithsej në përmbledhjen e punimeve të publikuara në këtë konferencë janë pesë punime shkencore nga stafi i UBT-së.

Po ashtu, si recensent stafi i UBT-së ka marr pjesë me profesorët: Armend Ymeri, Kadri Kadriu dhe Avni Alidemaj.

Gjatë ditës së tretë të Konferencës, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi ka prezantuar UBT-në dhe arritjet e tij me prezantimin: “Enterprenneurial Innovation Ecosystem University – University 4.0 – University for Sustainabilty – Impact University – Smart City”.

Sa i përket sesioneve plenare nga katër të organizuara në kuadër të kësaj konference, vlen të theksohet se në Sesionin e IV-të me titull: “Mundësitë dhe Roli i Inxhinierëve të Rinj në Tranzicionin e Energjisë”, ka marr pjesë edhe Ass. Elita Hajrizi nga UBT.

Vlen të theksohet se edhe shumica e punimeve janë prezantuar edhe nga studentët e UBT-së të nivelit Master, e të cilët janë duke punuar në kompani të ndryshme në Kosovë.