Përfaqësuesja nga Departamenti i Drejtësisë Amerikane, Kimberly Riffe ndau njohuritë e saj rreth dhunës me bazë gjinore me studentët e UBT-së

30/11/2023

Përfaqësuesja nga Departamenti i Drejtësisë Amerikane, njëherit menaxhere e ICITAP, Kimberly Riffe, mbajti një ligjëratë tematike rreth dhunës me bazë gjinore me studentët e UBT-së.

Nën organizimin e Fakultetit Studime të Sigurisë në UBT, me profesor Arian Kadriu, kjo ligjëratë kishte për qëllim ndërgjegjësimin dhe informimin e studentëve rreth këtij fenomeni, dhe si e tillë përkon edhe në 16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore.

Kimberly Riffe theksoi se vetëdija dhe edukimi janë hapat fillestarë për të krijuar një mjedis të sigurtë dhe të barabartë për të gjithë.