Në UBT u mbajt një ligjëratë tematike rreth rolit të përfaqësuesve të ligjit në sigurinë kombëtare

27/11/2023

Në kuadër të Fakultetit Studime të Sigurisë në UBT u realizua një ligjëratë tematike me James A. Houston, JAG i U. S. KFOR.

Në kuadër të kësaj ligjërate tematike u fol rreth temës: “The important role of Law representatives for National Security”.

Gjatë kësaj ngjarjeje, Houston shqyrtoi thellë rolin e rëndësishëm të përfaqësuesve të ligjit në kontekstin e Sigurisë Kombëtare.

Diskutimi u përqendrua në sfidat dhe detyrat që këta përfaqësues të ligjit hasin në sigurinë kombëtare dhe si ata mund të kontribuojnë në forcimin e saj.

Pjesëmarrësit kishin mundësinë të bënin pyetje dhe të shkëmbenin pikëpamje mbi temën, duke krijuar një debat të pasur dhe një shkëmbim të vlefshëm të ideve në lidhje me rolin kritik të ligjit në mbrojtjen e sigurisë kombëtare.