Në UBT u mbajt një ligjëratë tematike për rëndësinë e ndërhyrjes së hershme te fëmijët me çrregullime neurozhvillimore
27/11/2023Në kuadër të lëndëve Psikologji Abnormaliteti dhe Psikologji Klinike, që ligjërohen nga profesoresha Violeta Zefi, u organizua një ligjëratë tematike me Fatime Sahiti – Bekteshi, specializante e psikologjisë klinike, njëkohësisht udhëheqëse e Klinikes Emos.
Kjo ligjëratë u realizua në kuadër të Fakultetit të Psikologjisë në UBT dhe kishte për qëllim që studentët të njoftohen për së afërmi më çrregullimet neurozhvillimore te fëmijët, rëndësinë e ndërhyrjes së hershme, si dhe teknikat bashkëkohore të trajtimit të këtyre problemeve.
Duke u mbështetur në rastet e saj klinike Sahiti – Bekteshi sjelli për studentët përvojën e saj mbi 10-vjeçare në trajtimin e fëmijëve me çrregullime neurozhvillimore.