Rritja e vetëdijes rreth konkurrencës dhe rolit të Autoritetit të Konkurrencës në tregun e lirë të Kosovës ishin temat e ligjëratës për studentët e UBT-së

22/11/2023

Kryetarja e Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës Neime Binaku – Isufi, dhe përfaqësuesi Adrian Mustafa prezantuan para studentëve të UBT-së legjislacionin e aplikueshëm dhe mekanizmat zbatues të konkurrencës. Gjithashtu, ata ilustruan kompetencat e Autoritetit të Konkurrencës përmes shembujve konkret.

Ligjëratës iu bashkuan ekspertë nga Bashkimi Evropian, pjesë e projektit të financuar nga BE-ja “Mbështetja e Autoritetit të Konkurrencës dhe Komisionit për Ndihmë Shtetërore”.

Interesimit të madh të studentëve për mbrojtjen e konsumatorit përmes zbatimit të ligjit të konkurrencës iu përgjigjën panelistët duke i siguruar që kjo është mënyra më e mire për të arritur një treg i barabartë për ta dhe për bizneset.