Takimet e Qendrës së Karrierës në UBT me industrinë luajnë rol thelbësor në zhvillimin profesional të studentëve

20/11/2023

Përfaqësues nga Qendra e Karrierës dhe Fakultetit Inxhinieri e Mekatronikës në UBT, kanë realizuar një vizitë në kompaninë “Automita”, e cila operon në tregun vendor si një kompani e fuqishme në sektorin automotive.

Kompanitë shpesh kërkojnë të zgjedhin të rinj të talentuar nga ambientet universitare, dhe bashkëpunimi universitet-industri është një mjet i shkëlqyeshëm për të krijuar lidhje dhe për të bërë njohje që mund të çojnë në mundësi konkrete.

Nëpërmjet takimeve me industrinë, studentët mund të ndërtojnë një rrjet profesional të fuqishëm për të ardhmen, duke sjell mundësi të reja, praktike e punësimi, dhe mbështetje në rrugën e tyre drejt një karriere të suksesshme.

Gjithashtu, roli i Qendrës së Karrierës është të rrisë konkurrueshmërinë e studentit në tregun e punës, e cila shpesh shërben si një formë e njohjes së konkretizuar dhe e ndërthurjes së teorisë me praktikën, duke e përgatitur studentin për sfidat dhe mundësitë e botës së punës.