Qendra për Lidership në UBT organizoi Konferencën për Lidership të titulluar: “Lidershipi për Kohëra Sfiduese”

28/10/2023

Në prani të shumë pjesëmarrësve vendorë dhe ndërkombëtarë, përfaqësues të institucioneve, profesorë dhe ekspertë të fushave të ndryshme, Qendra për Lidership në UBT mbajti Konferencën për Lidership, në kuadër të edicionit të dymbëdhjetë të Konferencës Ndërkombëtare për Shkencë, Teknologji, Biznes dhe Inovacion.

Në këtë konferencë u organizuan disa panele shumë të rëndësishme për nga lloji i tyre, që shpërfaqën rëndësinë e lidershipit në kohëra të ndryshme, por me theks të veçantë në kohëra sfiduese.

Kjo konferencë në thelb të zhvillimit pati tri panele, të cilat rrahën tema të ndryshme që ndërlidhen me lidershipin, e që ngjalli interesim për pjesëmarrësit e konferencës.

Temat që u trajtuan në këtë konferencë ishin:

First panel: Sustainable Economic Development

Nora Hasani – German Chamber

Arianit Fazliu – American Chamber of Commerce in Kosova

Ermal Lubishtani – Lecturer at UBT

Second panel: Euro-Atlantic Integration

Kreshnik Ahmeti – Deputy Minister at Ministry of Foreign Affairs and Diaspora

Hajdi Xhixha – Lecturer at UBT

Dritëro Arifi – Lecturer at UBT

Third panel: Building Leadership Capacity in Different Sectors

Edmond Hajrizi – Rector of UBT – Prof.Dr. Edmond Hajrizi

Dr. Hugh O’Doherty – Adjunct Lecturer at Harvard

Bardhyl Dobra – Deputy Minister at Ministry of Internal Affairs

Faton Limani – Senior Lecturer UBT/MPA Harvard University

Në kuadër të kësaj konference, u zhvillua edhe një workshop intensiv nga korniza e lidershipit adaptiv, ligjëruar nga ekspertët e Universitetit të Harvardit, Dr. Hugh O’Doherty dhe Faton Limani, me ç’rast pjesëmarrësve të këtij workshopi ju ndan certifikata nga ana e ekspertëve të Universitetit të Harvardit.