Dhjetëra punime shkencore u prezantuan në Konferencën e Sportit, Shëndetit dhe Shoqërisë

28/10/2023

Në aktivitetin e Sportit, Shëndetit dhe Shoqërisë në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare për Shkencë, Teknologji, Biznes dhe Inovacion, që u organizua nga UBT, janë prezantuar punimet shkencore të studiuesve, përfshirë profesorë, studentë dhe ekspertë të kësaj fushe, të cilët edhe dhanë rekomandimet mbi temat që trajtuan.

 

Prezantimet trajtojnë aspekte të ndryshme të sportit dhe shëndetit fizik, përfshirë kompozitën e trupit, aftësitë motorike dhe rreziqet e lëndimeve në sportet e ndryshme.

 

Punimet e prezantuara në Konferencën e Sportit, Shëndetit dhe Shoqërisë janë:

Sesioni parë

Chair:  Abedin Bahtiri

Co–Chair: Agron Thaqi

  • “Differences in body composition between residents of elderly homes in Kosovo” – Agron Thaqi.
  • “Relationship between 60 m sprint running and some motor tests” –  Abedin Bahtiri
  • “Dallimi në mes nxënësve meshkuj dhe femra të moshës 17 vjeçare në dietën mesdhetare dhe indeksin e masës trupore” – Vjosa Zhubi.
  • “The Impact of Ground Reaction Forces Across Ski Turn Phases: A Systematic Review” – Era Deva.
  • “Risk factors associated with shoulder injuries in swimmers: A systematic review” – Jona Macula.
  • “Differences between the two leagues in soccer players in agility tests” – Nagip Lenjani.