Studentët e programit Teknik i Radiologjisë në UBT vizituan Institutin e Mjekësisë Ligjore në Ministrinë e Drejtësisë
27/10/2023Studentët e vitit të parë të Fakultetit Teknik i Radiologjisë në UBT, kanë zhvilluar një vizitë studimore në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Ministrinë e Drejtësisë, të shoqëruar nga profesori Arsim Gërxhaliu.
Në kuadër të kësaj vizite, studentët patën mundësi të shohin punën e IML-së, sallën e antropologjisë dhe punën me mbetjet mortore të të zhdukurve nga lufta e fundit në Kosovë.
Studentët e Fakultetit Teknik i Radiologjisë në UBT panë nga afër edhe pjesën klinike të dhunës fizike dhe seksuale, punën në laboratorët e histopatologjisë dhe toksikologjisë, si dhe procedurat e autopsisë dhe pjesët praktike të procesit të autopsisë.