Ndahet nga jeta profesoresha Valdeta Rexhepi-Dobra

12/10/2023

Pas një sëmundje të rëndë, është ndarë nga jeta profesoresha e UBT-së, Valdeta Rexhepi-Dobra.

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, i ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerës, duke thënë se kjo është një humbje e madhe jo vetëm për familjen por edhe për të gjithë komunitetin e arsimit dhe shëndetësisë.

“Profesoresha Valdeta Rexhepi-Dobra do të jetojë gjithnjë mes nesh përmes veprës dhe profesionalizmit që ka treguar. Në emrin tim dhe të institucionit që udhëheq u shpreh ngushëllimet më të sinqerta gjithë kolegëve, miqve, studentëve dhe atyre që e njohën”, ka thënë Rektori Hajrizi.