UBT në bashkëpunim me Agjencinë e Punësimit në Republikën e Kosovës, do të ofrojë trajnime për të gjithë të papunët në qytetet Ferizaj, Mitrovicë dhe Prishtinë
13/09/2023UBT në bashkëpunim me Agjencinë e Punësimit në Republikën e Kosovës, do të ofrojë trajnime për të gjithë të papunët në qytetet Ferizaj, Mitrovicë dhe Prishtinë
Të gjithë të interesuarit mund të ndjekin këto trajnime:
- Arkitekturë e Kompjuterëve dhe Sisteme Operative (40 orë);
- Rrjeta kompjuterike dhe Cloud (40 orë);
- Realiteti Virtual me Inteligjencë Artificial (30 orë).
Përveç trajnimit ju do të përfitoni nga UBT falas platformën EON Reality.
Vlera e platformës EON Reality është 250 euro, mirëpo UBT do të ofrojë falas në kohëzgjatje njëvjeçare.
Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është që përmes bashkëpunimit me ofrues të jashtëm të trajnimit të krijojë mundësi për të papunët dhe punëkërkuesit e regjistruar (18-24 vjeç), të përfitojnë njohuri dhe shkathtësi të duhura në programet e Teknologjisë Informative (TI), në përputhje me nevojat e tregut të punës, ashtu që të rriten mundësitë e punësimit të tyre.
Aplikoni në Agjencinë e Punësimit në Republikën e Kosovës, zgjedhni UBT-në