Studentja Anila Gashi po kryen punë praktike në UBT

15/09/2023

Studentja e Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë në UBT, Anila Gashi pas suksesit të dëshmuar përgjatë studimeve, tani po kryen punë praktike në departamentin e Marketingut Digjital në UBT.

Për Anilën, kushtet dhe infrastruktura e ofruara nga UBT, së bashku me një staf ekspertësh dhe teknologjinë moderne, janë faktorët që e bënë këtë institucion një zgjedhje të duhur për të zhvilluar studimet e saj.

“UBT ishte zgjedhje ime e parë, duke marr parasysh kushtet, stafin akademik dhe teknologjinë moderne që ofron ky institucion. Në UBT jam rritur akademikisht dhe jam përgatitur për profesionin që tani ushtroj. UBT është vendi ideal për të gjithë të rinjtë”, ka thënë Gashi.