Rektori Hajrizi prezantoi ekosistemin inovativ UBT Smart City në Konferencën Ndërkombëtare – ICONSR 2023 në Budva

31/08/2023

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi mori pjesë si folës kryesor i edicionit të gjashtë të Konferencës Ndërkombëtare “International Conference on Social Science Research – ICONSR 2023”, në Budva të Malit të Zi, në të cilën morën pjesë një audiencë e gjerë akademikësh, shkencëtarësh dhe profesionistësh nga rajoni dhe bota.

Rektori Hajrizi ka prezantuar një temë të veçantë që lidhet ngushtë me vizionin e tij për inovacionin dhe zhvillimin në teknologji, e titulluar: “Small Scale smart self-sustain innovation based ecosystem as platform for future education, research and development. Case UBT Smart City”.

Në prezantimin e tij, Rektori Hajrizi shpalosi konceptin e një qyteti të mençur, si dhe ka shpjeguar detajisht vizionin e tij rreth krijimit të një ekosistemi inovativ që përdor teknologjinë e mençur për të mbështetur arsimin.

Përmes rastit konkret të projektit UBT Smart City, ai ka ilustruar se si teknologjia e avancuar dhe inovacioni mund të shërbejnë si themele për zhvillimin e qyteteve të mençura, ku teknologjia ndikon në përmirësimin e cilësisë së jetës dhe ndryshimin e dinamikave të arsimit.