Ish-studentja Erzana Beka po kryen punë praktike në UBT
28/08/2023Ish-studentja e Fakultetit Dizajn i Integruar në UBT, Erzana Beka po kryen punë praktike në Zyrën e Qendrës së Karrierës në UBT, ku zhvillon kontaktin e përditshëm me studentë, dhënien e pasqyrave për çdo drejtim të universitetit dhe regjistrimin e tyre në degën që atyre ju pëlqen.
Sipas, ish-studentes Erzana Beka kjo nuk është thjesht një punë praktike, por një shans për të ndërthurur dijen me përvojën dhe të ndihmojë të tjerët të gjejnë rrugën e tyre drejt qëllimeve akademike dhe profesionale.
Beka ka vlerësuar se studimet akademike në UBT kanë qenë të duhurat dhe e kanë ndihmuar që të përgatitet për fushës e saj të studimit.
“Studimet akademike në UBT kanë qenë një gërshetim mes teorisë dhe praktikës. Drejtimi i dizajnit të integruar si përfshirje e dizajnit grafik, të modës, të produkteve dhe të interierit më kanë bërë që të thellohem në artin e dizajnit dhe të kuptoj në detaje nga secili segment i tij”, ka thënë Beka.
Shumica e studentëve të UBT-së tashmë janë të punësuar në kompani dhe institucione të ndryshme në nivel vendi dhe rajoni, duke dëshmuar kështu cilësinë dhe mbështetjen e UBT-së.