Studentja e Menaxhimit të Patundshmërive, Anita Havolli punësohet në “TEB Bank”

23/08/2023

Njihuni me Anita Havollin, një Alumni e dalluar nga programi ynë i Menaxhimit të Patundshmërive në UBT, tani duke korrur suksese si Specialiste e Vlerësimit të Kolateralit në TEB Bank në Kosovë!

“Zgjedhja e programit të patundshmërive ishte një vendim personal për një mundësi të re në sektorin privat, konkretisht në patundshmëri. Sot me krenari them se studimet në këtë program më ndihmuan të vazhdoj karrierën time në TEB Bank. Unë rekomandoj programin Menaxhim i Patundshmërive dhe Infrastrukturë për të gjithë sepse ka qenë zgjedhja më e mirë për mua dhe jam e sigurtë se do të jetë edhe për të tjerët, pasi fokusi kryesor i programit është fuqizimi ynë!”, Anita.

Bashkohuni me ne dhe bëhuni pjesë e suksesit tonë!