Akademia Verore e Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë po vazhdon me aktivitetet e ndryshme
19/07/2023Ligjërues nga pjesa akademike dhe ajo e industrisë kanë marr pjesë në aktivitetet e ndryshme të Akademisë Verore të Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë në UBT, duke ndarë me pjesëmarrësit njohuri nga përvoja dhe karriera e tyre.
Në kuadër të aktiviteteve të kësaj akademie u trajtuan tematika nga më të ndryshmet që kanë të bëjnë me fushën e shkencave kompjuterike dhe inxhinierisë, si: paradigmat e programimit, veglat e përpunimit të sinjalit për komunikimet Wireless, aspektet e sigurisë kibernetike në menaxhimin e ueb-faqeve të institucioneve publike dhe atyre private, si dhe baza e të dhënave në epokën e inteligjencës artificiale.
Ndër të tjera, pjesë e aktiviteteve ishin edhe implementime reale, si: zhvillimi i një Large Language Model, zhvillimi i një loje kompjuterike me Unity dhe zhvillimi i një aplikacioni mobile.
Këto tematika u trajtuan:
- “Veglat e përpunimit të sinjalit për komunikimet Wireless” – Faton Maliqi;
- “Paradigmat e programimit“ – Edmond Jajaga;
- “Zhvillimi i lojës duke përdorur Unity” – Vesa Morina;
- “Zhvillimi i aplikacioneve mobile” – Erzen Talla;
- “Aspekte të sigurisë kibernetike në menaxhimin e ueb-faqeve të institucioneve publike dhe atyre private” – Kujtim Gashi dhe Fatos Idrizi;
- “Baza e të dhënave në epokën e inteligjencës artificiale” – Arber Percuku;
- “Aplikimi i LLM (Large Language Models)” – Muhamet Retkoceri.