Përfundon punimet Akademia Verore e Farmacisë në UBT

18/07/2023

Ka përfunduar suksesshëm punimet Akademia Verore e Farmacisë në kuadër të Global UBT Fest 2023, me ç’rast pjesëmarrësit në këtë akademi patën rastin të përforcojnë dhe përfitojnë njohuri të reja mbi tema të ndryshëm.

Ligjërues vendorë dhe ndërkombëtarë shfaqen perspektivat e tyre lidhur me zhvillimet e fundit në fushën e farmacisë, si dhe ofruan njohuri të reja për pjesëmarrësit nga përvoja e tyre në këtë fushë.

Studentët dhe pjesëmarrësit e tjerë në këtë akademi patën rastin të bashkëbisedojnë me profesorin Luciano Saso, lidhur me karrierën e tyre pas përfundimit të studimeve, qoftë ajo në farmaci komunitare, industri, rregullatore apo akademi.

Temat që u trajtuan përgjatë kësaj akademie ishin:

  • “Përmirësimi i Përformancës: Kompleksiteti i Përdorimit të Barnave në Sport” – Liridon Muqaku;
  • “ADN rekombinante” – Shpend Dragusha;
  • “Targetimi i Kancerit Pankreatik me Derivatet e Reja të Plumbaginës: Dizajnimi, Sinteza dhe Mekanizmi Molekular. Evaluim In-Vitro dhe In-Vivo” – Valon Ejupi;
  • “Barnatoret si institucione shëndetësore në Kosovë” – Arianit Jakupi;
  • “Bazat e hulumtimeve klinike” – Demush Bajraktari;
  • “Hulumtimi i marrëdhënies mes barnave dhe ushqimit në shfaqjen e ndërveprimeve” – Diellza Tahiri;
  • “Kimia dhe Shkencat Farmaceutike: Një raport sinergjik për sintezën dhe zhvillimin e barnave” – Rina Krasniqi;
  • “Llojet e antibiotikëve të përshkruar gjatë pandemisë COVID-19 në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës (QKSUK)” – Agon Hoti;
  • “Sëmundjet kancerogjene si dhe sëmundjet e rralla gjenetike – Implikimet Farmakogjenetike” – Gazmend Temaj.