“Smart Home” – koncepti që karakterizoi Akademinë Verore të sivjetshme të Inxhinierisë së Energjisë dhe Menaxhment

12/07/2023

Akademia Verore e Fakultetit të Inxhinierisë së Energjisë dhe Menaxhment, në kuadër të “Global UBT Fest 2023”, si qëllim kryesor ka patur trajtimin në mënyrë specifike të shtëpive të mençura (smart home).

Përgatitja për këtë akademi ka patur si synim të kuptuarit më mirë të konceptit të Smart City, që duhet të fillohet me kuptimin e koncepteve të përafërta me modelin në fjalë. Nocioni i qytetit të zgjuar krijohet nga kombinimi i shoqërisë së dijes dhe qytetit digjital. Është përcaktuar si një “sistem territorial shumë-shtresor i inovacionit” i përbërë nga rrjete digjitale, kapitali intelektual individual dhe kapitali social i qytetit, të cilat së bashku përbëjnë inteligjencën kolektive.

Sistemet e shtëpive të mençura arritën popullaritet të madh në dekadat e fundit ashtu si edhe ato rrisin komoditetin dhe cilësinë e jetës. Shtëpia e mençur është zgjerimi rezidencial i automatizimit të ndërtesës dhe përfshin kontrollin dhe automatizimin e të gjithë teknologjisë së saj të vendosur. Ajo përcakton një vendbanim që ka pajisje, ndriçim, ngrohje, klimatizim, TV, kompjuterë, sisteme argëtimi, pajisje shtëpiake të mëdha si rondele / tharëse dhe frigoriferë / ngrirje, siguri dhe sisteme kamerash të afta për të komunikuar me njëri-tjetrin dhe për t’u kontrolluar në distancë nga një orar kohor, telefon, celular ose internet.

Shumica e sistemeve të shtëpive të mençura kontrollohen nga smartphone dhe mikrokontrollues. Një aplikacion smartphone përdoret për të kontrolluar dhe monitoron funksionet e shtëpisë duke përdorur teknikat e komunikimit pa kabllo.

Duke ju referuar kogjenerimit në kuadër të akademisë është diskutuar edhe për Projektin e kogjenerimit që është realizuar me qëllim të përmirësimit të sistemit të ngrohjes qendrore për banorët e Prishtinës, nëpërmes sjelljes së ujit të ngrohtë nga Termocentrali Kosova B.

Dobitë e projektit janë:

  • Siguron qëndrueshmërinë e ngrohjes;
  • Ulë shpenzimet operacionale;
  • Nëpërmes këtij projekti do të kemi një ambient më të pastër;
  • Krijon mundësinë për zgjerimin e rrjetit dhe kyçjeve të reja.

Projekti do të ketë 3 faza: rehabilitimi, koogjenerimi dhe zgjerimi i rrjetit.

Gjithashtu në këtë Akademi Verore i është dhënë përparësi përfitimit dhe sa i dobishëm është kogjenerimi.

  • Përfitimet për vendin dhe shoqërinë;
  • Përfitimet për përdoruesin i cili është i përkushtuar në bashkëprodhim;
  • Përfitimet për kompaninë elektrike që furnizon.

Bazuar në një temë, padyshim që Akademia është zhvilluar për ata që kanë interes për zhvillimin dhe integrimin e një shtëpie të mençur në një qytet te mençur sektorin e energjisë dhe pjesën e rëndësishme që është kogjenerimi.

Për më tepër, programi është krijuar për ata që synojnë të ndjekin një karrierë akademike ose profesionale në lidhje me energjinë. Ky kurs ka synuar të pajisë studentë ose të diplomuar, teknikë si dhe investitorë që dëshirojnë të marrin një prezantim gjithëpërfshirës në sektorin e inxhinierisë se energjisë.

Përveç pjesës teorike, punëtoria është ideale për të gjithë ata që tashmë punojnë në këtë fushë dhe kanë nevojë për të thelluar njohuritë e tyre. Shkolla verore pra ka bashkuar pjesëmarrësit nga një gamë e gjerë e prejardhjes profesionale dhe akademike.